Deputetja e Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci ka reaguar në lidhje me një tender të komunës së Prishtinës.
Ajo ka thënë se tenderi prej 8.5 milionë eurosh i komunës së Prishtinës iu dha pronarit të firmës që ka qenë i dënuar për mashtrim dhe falsifikim të dokumentit zyrtar.
Ky është postimi i plotë i deputetës Jeta Statovcit:
𝗧𝗲𝗻𝗱𝗲𝗿𝗶𝗻 𝗽𝗿𝗲𝗷 𝟴.𝟱 𝗺𝗶𝗹𝗶𝗼𝗻ë 𝗲𝘂𝗿𝗼𝘀𝗵 𝗶 𝗞𝗼𝗺𝘂𝗻ë𝘀 𝘀ë 𝗣𝗿𝗶𝘀𝗵𝘁𝗶𝗻ë, 𝗶𝘂 𝗱𝗵𝗮 𝗳𝗶𝗿𝗺ë𝘀 𝗸𝘂 𝗽𝗿𝗼𝗻𝗮𝗿𝗶 𝗶 𝘀𝗮𝗷 𝗶𝘀𝗵𝘁𝗲 𝗱ë𝗻𝘂𝗮𝗿 𝗽ë𝗿 𝗺𝗮𝘀𝗵𝘁𝗿𝗶𝗺 𝗱𝗵𝗲 𝗳𝗮𝗹𝘀𝗶𝗳𝗶𝗸𝗶𝗺 𝘁ë 𝗱𝗼𝗸𝘂𝗺𝗲𝗻𝘁𝗶𝘁 𝘇𝘆𝗿𝘁𝗮𝗿, 𝗱𝗵𝗲 𝗻𝗴𝗮 𝗔𝗽𝗲𝗹𝗶 𝗲 𝗸𝗮 𝘁ë 𝗻𝗱𝗮𝗹𝘂𝗮𝗿 𝗾ë 𝘁ë 𝗺𝗮𝗿𝗿ë 𝗽𝗷𝗲𝘀ë 𝗻ë 𝗽𝗿𝗼𝗸𝘂𝗿𝗶𝗺𝗲 𝗽𝘂𝗯𝗹𝗶𝗸𝗲 𝗽ë𝗿 𝗻𝗷ë 𝗽𝗲𝗿𝗶𝘂𝗱𝗵ë 𝟭𝟬 𝘃𝗷𝗲ç𝗮𝗿𝗲- 𝗱𝗲𝗿𝗶 𝗺ë 𝟮𝟬𝟮𝟴.
Në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere shpreha shqetësimin rreth zhvillimeve të fundit në OSHP lidhur me tenderin 8.5 milionësh, tender ky për rregullimin e rrugës A në Kryeqytet, rast i cili tashmë ka aktivizuar edhe Prokurorinë e shtetit. Shqetësimet implikojnë dhe OSHP-në në trajtimin e kesaj lënde.
Kultura e zhvatjes së parasë publike, ikjes nga përgjegjësitë ligjore, favorizimi i kompanive të caktuara që kanë lidhje politike, anipse zyrtarëve të tyre ju janë shqiptuar denime dhe ndalesa 10 vjeçare në proces prokurimi, duhet të marrë fund në vendin tonë. /FolDrejt/