Manchester City ka kaluar në finale pasi mposhti Real Madridin me rezultat 4 me 0.
Në fitoren e Manchester Cityt kontribuan me dy gola David Silva në minutën 23 dhe 37, kurse në minutën e 76 Militao shënoi autogol, ndërsa golin përfundimtar për Cityn e shënoi argjentinasi Julian Alvarez, i cili sapo hyri në lojë duke e zëvendësuar Haalandin, shënoi gol në minutën 90+1, transmeton Fol Drejt.