Real Madridi po kërkon të sigurojë një marrëveshje për Kylian Mbappe përpara se të fillojë sezoni i ardhshëm i La Liga-s, sipas ESPN, shkruan Goal.
Ndërsa ata konsiderohen pretendentët kryesorë për nënshkrimin e sulmuesit francez, raportet sugjerojnë se ata nuk mund të përputhen me ofertën prej 259 milionë funte të Al-Hilal.
Megjithatë, sipas ESPN, Los Blancos nuk kanë filluar ende ndonjë kontakt dhe janë duke pritur që Mbappe ose PSG të bëjnë hapin e parë.
Raporti gjithashtu zbulon se Madridi fillimisht ishte i gatshëm të priste deri në vitin 2024 për të nënshkruar me 24-vjeçarin, por situata aktuale me PSG-në i ka përshpejtuar gjërat këtë verë.