Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i ka bërë vizitë familjes së dëshmorit Bujar Shala në Rashiq të Pejës, transmeton Fol Drejt.
Mehaj u prit nga nëna Gjylzade dhe familjarë të tjerë.
“Familja Shala është një familje e cila ka kontribuar në lirinë e Kosovës në të gjitha format të cilat kishte mundësi. Duke filluar nga grumbullimi i mjeteve financiare për blerje të armatimit, pastaj me furnizim të armatimit e deri të kyçja e drejtpërdrejtë në Ushtarinë Çlirimtare tē Kosovës.”, u shpreh ministri Mehaj.
“Dëshmori Bujar Shala u inkuadrua në radhët e UÇK-së që nga marsi i vitit 1998 nga ajo kohë ai ishte i gatshëm të shërbente ku do që kërkonte nevoja. I ri në moshë por shumë vigjilent dhe i aftë në veprimet guerile që kërkoheshin gjatë zhvillimeve të aksioneve të ndryshme në Dukagjin.
Në përballje me ushtrinë paramilitare serbe, ra dëshmor Bujar Shala dhe 13 bashkëluftetarë të tij. Vepra e tye do të jetoj përgjithmonë.
Lavdi!”, ka shtuar Mehaj tutje./FolDrejt/