Manchester United thuhet se do të ketë një “rrugë të lirë” në nënshkrimin e Harry Kane këtë verë, me Real Madridin që do të tërhiqet nga gara për sulmuesin e Tottenham, raporton Goal, përcjell Fol Drejt.
Mendohej se largimi i Karim Benzema do të nxiste interesin e Madridit për Kane, por Los Blancos tani i dhanë fund interesimit të tyre, sipas AS pasi ata nuk janë të gatshëm të përmbushin vlerësimin e Spurs. Kjo mund të jetë një nxitje për United. /FolDrejt/