Sipas të dhënave zyrtare, në Kanada janë ndezur 414 zjarre, prej të cilave 239 janë jashtë kontrollit. Sasia e tymit për shkak të zjarrit ka çuar në rritjen e ndotjes përgjatë bregut lindor të ShBA-së, ku veçanërisht është prekur Nju Jorku, raporton Klix, përcjell Fol Drejt.
Një paralajmërim për cilësinë e ajrit me rrezik të lartë është lëshuar në një zonë me më shumë se 55 milionë banorë.
Kryeministri kanadez Justin Trudeau falënderoi zjarrfikësit dhe reaguesit e parë, si dhe familjet e tyre, dhe pranoi ndikimin e tymit nga zjarret e egra që po prish jetën e njerëzve.
Tymi më i madh parashikohet të godasë verilindjen përmes Mid-Atlantikut dhe në Karolinës, dhe kushtet e tymit në ato rajone mund të zgjasin të paktën deri të enjten.
Zonat kryesore në Pensilvani, Nju Jork, Nju Xhersi dhe Konektikat tani kanë indekse të cilësisë së ajrit (AQI) mbi 150 – të konsideruara “të pashëndetshme”, sipas faqes së internetit të qeverisë AirNow.gov.
Filadelfia kishte një AQI prej 205 të mërkurën në mëngjes, i cili klasifikohet si “shumë i pashëndetshëm”.
Pasi Nju Jorku ishte ajri më i ndotur në botë të martën mbrëma, ai ia dha vendin për një kohë të shkurtër Nju Delhit, për t’u bërë sërish qyteti i madh më i ndotur në botë në orët e vona të pasdites me kohën lokale.
Sipas të dhënave të IQAir, indeksi i ndotjes në Nju Jork është deri në 342. Për shkak të rritjes së ndotjes, shkollat në Nju Jork kanë pezulluar të gjitha aktivitetet në natyrë dhe Broadway ka ndaluar shfaqjet.
Filadelfia lëshoi një alarm të kuq sot dhe u kërkoi banorëve të qëndrojnë brenda
Shërbimi Kombëtar i Motit në Nju Jork ka publikuar një kohë-laps të pabesueshëm se si tymi nga zjarret ka ndryshuar pamjen e Nju Jorkut.
Ata u bënë thirrje njerëzve të ndjeshëm ndaj cilësisë së dobët të ajrit, përfshirë të moshuarit dhe fëmijët, të kufizojnë kohën e tyre jashtë nëse është e mundur. /FolDrejt/