Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se grupet e dhunshme ekstremiste dhe kriminale në 3 komunat veriore më 29 maj përdorën granata dore dhe bomba shokuese të prodhuara në Serbi, raporton Fol Drejt.
Kurti tha se ky arsenal i armatimit ka shkaktuar plagosjen e dhjetëra ushtarëve të NATO-s, policëve dhe gazetarëve.
“Grupet e dhunshme ekstremiste dhe kriminale në 3 komunat veriore më 29 maj përdorën granata dore SRB (Slavko Rudojić Bugojno) M75 dhe bomba shokuese RŠB (Ručna Šok Bomba) P98, të dyja të prodhuara dhe të sjella nga Serbia, duke plagosur dhjetëra ushtarë të NATO-s, 🇽🇰 punonjës policie dhe gazetarë.”, shkroi Kurti në Twitter. /FolDrejt/