Eden Hazard është praktikisht inekzistent në lojën e Real Madridit, por emri i tij vazhdon të jetë në krye të listës së pagave.
Hazard e mbylli sezonin e tij më 11 shtator, kur luajti për herë të fundit kundër Mallorca-s në ndeshjen e kampionatit spanjoll dhe që nga ajo kohë është mbyllur në stol, ndonëse ndryshe nga vitet e kaluara, nuk ka aq shumë probleme me lëndimet. Hazard është vetëm një shtesë në skuadrën e Realit, por statusi i tij në shkallën e pagave është krejtësisht i ndryshëm, pasi kontrata e tij është ende ndër më të lartat në klub.
Ky është një problem i madh për klubin nga Madridi, i cili me gjithë përpjekjet nuk po arrin ta zgjidhë problemin prej disa vitesh. Hazard është i kapur pas kontratës së tij në Madrid, e cila është e vlefshme deri në qershor të vitit 2024, dhe situata e tij është mjaft e ngjashme me Gareth Bale, i cili gjithashtu nuk ishte gati të diskutonte përfundimin e hershëm të kontratës.
Mediat spanjolle raportojnë se pavarësisht kësaj, Reali do të përpiqet të bindë Hazardin në verë që të paktën të largohet për të mirën e karrierës së tij e cila tashmë është plotësisht të shkatërruar. Në moshën 32-vjeçare, Hazard nuk është ende në moshën kur futbollistët zakonisht mendojnë largohen dhe pavarësisht aventurës krejtësisht të keqe në Spanjë, ka ende mjaft interes në treg nga klubet e ndryshme për të.
Gjatë kohës së tij në Madrid, Hazard filloi vetëm 21.6 për qind të ndeshjeve në të cilat ishte në dispozicion për të luajtur. /FolDrejt/