Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë me dije se ministria që ai drejton ka realizuar thuajse krejtësisht aktivitetet e planifikuara për tremujorin e dytë të këtij viti.
Siç njofton Mehaj prej 107 aktiviteteve të planifikuara për realizim në këtë ministri, janë realizuar 100 prej tyre apo rreth 93%.
“100 nga 107 aktivitete të planifikuara nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes për tremujorin e dytë të këtij viti janë realizuar, apo thënë në përqindje 93%.”, ka shkruar Mehaj në një postim në profilin e tij në Facebook./FolDrejt/