fbpx
Fol Drejt
E shtunë, 1 Prill, 2023
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
    • MAQEDONIA VERIORE
    • DIASPORË
    • RAJON
    • BOTA

    Shefi i Shtabit të Ushtrisë Amerikane: Fitorja e Ukrainës nuk ka gjasa të bëhet këtë vit

    Moti për ditën e sotme në Kosovë

    Murati: Miratuam projektligjin nga i cili tatimpaguesit përfitojnë zbritje të faturave të vitit 2023 deri në 100 euro

    Nënshkruhet memorandum mirëkuptimi në mes të dy prodhuesve më të mëdhenj të energjisë në Kosovë dhe Maqedoni Të Veriut, KEK dhe ESM

    Qeveria miraton projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme, merr dhe tre vendime tjera

    Haxhiu përkujton masakrën e Pastasellës së Rahovecit dhe atë të Burimit të Malishevës

    Mehaj përkujton shqiptarët e vrarë në masakrën e Pastasellës

    Të djathtët në Serbi kanë bërë kallëzim penal kundër Vuçiqit për shkak të pranimit të planit për Kosovën

    Kryeministri Kurti vizitoi udhëheqësen e shoqatës “Thirrjet e nënave”, Nesrete Kumnovën

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Çfarë tha Kryeministri Kurti për rritjen e çmimeve të produkteve bazë?

    Përplasen ekonomistët, Hoti “e cilëson” Muratin naiv

    ATK bën të ditur se i ka anuluar disa vërtetime tatimore të gjeneruara online

    3.1 milion më pak se shkurtin e kaluar prodhime serbe në tregun e Kosovës

    Shpallet tenderi për dizajnimin dhe ndërtimin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë

    Alarmante! Trusti humbi rreth 60 milionë euro, pas trendit të rënies së aksioneve

    Christine Lagarde: Inflacioni në Eurozonë është ende shumë i lartë

    Nesër në Herticë të Podujevës aktiviteti për të shënuar “një ndër arritjet kryesore të Ministrisë së Ekonomisë/ Projektit KODE”

    “Mos e rrezikoni agjërimin me prodhime serbe”

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • LETËR
    • SKENË
    • FILM
    • ARTE TË TJERA
    • HISTORI

    Agjërimi i Hafiz Sabri Koçit në burgjet e Shqipërisë komuniste

    10 gjuhët më të vjetra në botë, që fliten ende sot

    Publikohet lista e serialeve më të mira të animuara të të gjitha kohërave

    46 vjet më parë, ka ndodhur përplasja më e madhe e avionit: 583 persona kishin përfunduar të vdekur

    MKRS ndan sot çmimet vjetore për teatër

    Përkujtohet Operacioni i Forcave Aleate të NATO-s, kundër mbrojtjes ajrore të Serbisë

    Arkeologët zbuluan “qytetin më të vjetër të perlave” në Gjirin Persik, ku jetonin mijëra njerëz

    Topanica i reagon antropologut Canolli: Shatërvani nuk është tjetërsuar

    Protestë me letër të bardhë…

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Ten Hag dëshiron qëndrimin e Rashfordit dhe de Geas

    Felix: Nuk e di nëse do të qëndroj te Chelsea

    Lista e trajnerëve më të paguar në futboll

    Howe dëshiron McTominayn në Newcastle

    Ish-futbollisti i Manchester United: U mbylla në makinë dhe qava si foshnjë, kam pasur dhimbje për tre ditë

    Australia do të jetë stacioni i radhës në Formula 1

    Barcelona njoftoi për herë të parë për sjelljen e Messit

    Ishte titullar për katër sezone në Barcelonë, skuadra ka vendosur ta shesë

    A do të mund ta mbajë Barcelona Gavin?

  • LËMSH
    • All
    • Kuriozitete
    • KËNDI I HUMORIT
    • SHOWBIZ

    Gjashtë gjëra që mund të bëjmë çdo ditë për ta bërë fëmijën tonë më të pavarur

    Cila pjesë e ditës është më stresuese?

    Terapistja: Këto janë shenjat që zbulojnë një baba “toksik” dhe që ndikon negativisht në zhvillimin e fëmijës

    Dëshmia e papagallit për vrasje dënon dy persona me burgim të përjetshëm

    Pse vendet mendojnë se firmat kineze të teknologjisë janë një rrezik sigurie?

    Një grua kanadeze 80-vjeçare thyen rekord botëror në dhurimin e gjakut, dhuroi gjithsej 203 njësi

    Porosia e Ramazanit e hafiz Sulejman Bugarit për vitin 2023: Ta ripërtërijmë besën!

    Anthofobia – çfarë e shkakton dhe si trajtohet?

    Video/ Befasi e këndshme nga aktorja kosovare, shfaqet me mbulesë në televizion, thotë se po ndihet mirë

  • LIFESTYLE
    • All
    • Shëndeti
    • Receta

    Pija më e mirë për hidratim nuk është uji?

    Disa ushtrime për trurin, të thjeshta por me efekt të jashtëzakonshëm

    Shtatë zakonet më të këqija që qëndrojnë mes nesh dhe një barku të sheshtë

    Buka e thekur mund të jetë e rrezikshme për shëndetin

    A duhet të konsumoni ushqim para analizave?

    Ekspertët: Këto ushqime do të na bëjnë edhe më të uritur

    Largoni bakteret me anë të këtyre dy ushqimeve

    Efekti i kafesë në shëndet është i ndërlikuar, nuk do t’i bëjë asgjë zemrës, por ndikon në shumë aspekte të tjera

    Personat që pinë kafe bëjnë më shumë lëvizje fizike, por flenë më pak

No Result
View All Result
Fol Drejt
Home LAJME

Recension librit të autorit Dr. Sc. Fisnik N. Muça nga Xhemail Çupi

2 vjet më parë
in LAJME, LIBRA
Koha e leximit: 5 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Lexoni edhe..

Shefi i Shtabit të Ushtrisë Amerikane: Fitorja e Ukrainës nuk ka gjasa të bëhet këtë vit

Moti për ditën e sotme në Kosovë

Recension librit të autorit Dr. Sc. Fisnik N. Muça me titull: “Sfidat dhe trendet nga anëtarësimi në Organizatën Botërore të Tregtisë: shqyrtim krahasues në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri, si dhe procesi i anëtarësimit të Kosovës”.
Në literaturën vendore ekzistojnë shumë qasje teorike për tregtinë, por kur jemi te fokusi ndërkombëtar i tregtisë ndërvartëse mes shteteve, ky libër është risi në bibliotekën tonë. Nëpërmjet këtij punimi hulumtues zbërthehet totalisht globalizimi si trend, qartësohet tregtia ndërkombëtare si domosdoshmëri dhe nxirren në pah përfitimet dhe kostot nga anëtarësimi në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) për tre shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Lidhur me strukturën e kapitujve dhe gjykimin mbi përshtatshmërinë e temës së librit me përmbajtjen mund të themi se puna e autorit është e ndarë në tre kapituj kryesorë: Pjesa e parë titullohet “Globalizimi ekonomik dhe tregtia ndërkombëtare”; pjesa e dytë: “Marrëveshja e përgjithshme për dogana dhe tregti (GATT) dhe Organizata Botërore e Tregtisë (OBT)”; si dhe pjesa e tretë e tretë: “Sfidat dhe trendet e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë nga anëtarësimi në OBT si dhe procesi i anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë”. Secili kapitull fillon me një hyrje të shkurtër dhe secili kapitull (dhe gjithashtu nënkapitull) përfundon me një përmbledhje të dobishme. Pjesa e parë ofron një shpjegim të plotë të globalizmit në aspektin teorik, duke ja shtuar kësaj edhe një përmbledhje të zhvillimit historik të globalizmit deri në aktualitet, duke treguar të mirat dhe dëmet që pëson kultura vendore nga ky fenomen duke mos anashkaluar edhe dobitë eventuale. Ajo që autori thekson fuqishëm është fakti se pavarësisht asaj që edhe sot disa nga shtetet parapëlqejnë të izolohen nga proceset globalizuese, globalizimi ekonomik është një dukuri që na ka prekur pothuajse çdo sferë të jetës. Shtetet duke u integruar në një ekonomi ndërkombëtare dhe duke hapur tregjet e tyre për depërtimin e investimeve të huaja direkte dhe korporatave shumëkombëshe, me kalimin prej një tregtie të izoluar drejt asaj liberale, inkuadrohen në një arenë ndërkombëtare ku përfitojnë nga rregullat dhe parimet të cilat derivohen nga organizatat ndërkombëtare. Pjesa e dytë fokusohet enkas në krijimin dhe zhvillimin e dy organizatave, e para është “Marrëveshja e përgjithshme për dogana dhe tregti (GATT) dhe e dyta është Organizata Botërore e Tregtisë (OBT)”, prej ku e dyta varion prej të parës, gjegjësisht është vazhdimësi e zgjeruar e të parës duke ngërthyer edhe shtete të tjera, varësisht sa ata shtete plotësojnë kriteret e parapara të kësaj organizate. Fillimisht autori bën një përshkrim të rregullave dhe parimeve të OBT-së, keqkuptimeve të cilat janë paraqitur rreth kësaj organizate dhe rëndësia që ka në skenën ndërkombëtare në fushën e tregtisë. Ndërsa pjesa e tretë dhe e fundit, që mund të konsiderohet edhe pjesa ku kapitali profesional i autorit është materializuar kreativisht shumë fuqishëm, duke përdorur metodat krahasuese, ai rishikon sfidat e tre shteteve fqinje, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut pas anëtarësimit në OBT dhe Kosovës si pretendente për anëtarësim në këtë organizatë, shtete këto që janë të vogla, por që kanë aspirata të mëdhaja në proceset integruese perëndimore. Duke analizuar tre kapitujt konstatoj se autori ka arritur të zbulojë thelbin e hipotezës për të nxjerrë një rezultat të mirë. Andaj mendoj se burimi i informacionit, puna, hulumtimi dhe studimi i literaturës janë të sakta. Autori ka përdorur të gjitha burimet përkatëse dhe kjo shihet qartazi në fund të librit, gjegjësisht në listën e literaturës, ku në aspektin cilësor dominon literatura e huaj, ndërsa kur vjen në shprehje studimi i tre rasteve është bazuar në burime vendore dhe intervista me funksionarë të politikës ekonomike. Ajo që mendoj se mungon për tu quajtur një punim i kompletuar në aspekt rajonal është përfshirja e të gjitha shteteve të Evropës juglindore, që jam i sigurtë se autori do ta zgjerojë në botimet e tjera.
Librin do ta gjeni të lehtë për t’u lexuar dhe për tu kuptuar. Lexuesi i këtij libri mund të jetë kushdo që ka informacione bazike nga ekonomia dhe politika ekonomike, por theksi duhet të vendoset te studentët dhe studiuesit e të gjitha drejtimeve ekonomike, politike dhe sociale, ngase madhësia e temave të mbuluara është relativisht e gjerë. Natyrisht janë përdorur termat profesional në origjinal, por secili term themelor është përcaktuar me kujdes dhe është zbërthyer që nga përdorimi i parë. Autori pas aspektit teorik të referuar, jep mendim personal dhe tregon shembuj interesant praktik dhe aktual.
Autori mund të konsiderohet si shkrimtar profesionist i librave dhe monografive shkencore ngase kapitujt e lartshënuar në miniaturë janë publikuar edhe në revista shkencore ndërkombëtare me bord profesional, duke u kanalizuar në recensione të rrepta shkencore univezitare. Unë do të rekomandoja blerjen e librit të Fisnik Muçës, për çdo simpatizues të tematikave ekonomike dhe politike, por sidomos për të gjithë ata që punojnë në organizatat ndërkombëtare, ngase libri në fjalë është shkruar në një stil profesional, në përputhje me trendin aktual letrar, të shkruar qartë, të organizuar mirë dhe me redaktim të mirë. Qartësia e arsyetimit është e lartë dhe është e lehtë të ndiqni rrjedhën e logjikës dhe të shihni se si përfundimet ndjekin informacionin e paraqitur në fillim të hipotezës.
Andaj konstatojë se qëllimi kryesor i kërkimit shkencor është arritur, ndërsa fokusi i hipotezës përputhet me përfundimet e nxjerra. Duke qenë se tema, cilësia e librit dhe rezultatet e reja janë të mira, inkurajoj autorin këtë libër ta përkthejë edhe në gjuhën angleze, që të ketë lexueshmëri akoma më të madhe.
Dr. Sc. Xhemail Çupi, Dibër, 25.10.2020.
Porosit Web Porosit Web
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Gjermania do të ketë një të ngarkuar për viktimat e regjimit komunist.

Lajmi tjetër

Maqedonia Veriore shpall gjendjen e krizës për 30 ditë

Të ngjajshme

BOTA

Shefi i Shtabit të Ushtrisë Amerikane: Fitorja e Ukrainës nuk ka gjasa të bëhet këtë vit

1 Prill, 2023
LAJME

Moti për ditën e sotme në Kosovë

1 Prill, 2023
KOSOVË

Murati: Miratuam projektligjin nga i cili tatimpaguesit përfitojnë zbritje të faturave të vitit 2023 deri në 100 euro

31 Mars, 2023
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE