Përbërësit:
– 320 gr miell
– 120 ml qumësht
– 1 e bardhë veze
– 2 lugë sheqer
– 1 lugë e vogël kripë
– 60 g gjalpë të butë
– 1 qese maja
– 1 lugë çaji pluhur pjekjeje
Dhe me shume…
– 1 e verdhë veze, pak qumësht
Përgatitja:
Përzieni miellin dhe të gjithë përbërësit e thatë. Ngroheni gjalpin me qumështin që të mos jetë shumë i nxehtë, më pas shtoni miellin në masë dhe gatuajeni brumin.
Përgatisim një tavë të shtruar me letër furre. Brumin e shtrijmë në pak miell dhe e rrotullojmë në një rreth sa më të madh, më pas e presim në trekëndësha më të vegjël dhe e mbështjellim në role.
I vendosim në një tepsi dhe i lëmë të dalin edhe për 15 minuta. Ndërkohë ndezim furrën që të ngrohet deri në 200 gradë.
Lyejini roletë me një përzierje të të verdhës së vezës dhe qumështit dhe piqini deri në kafe të artë./FolDrejt/