fbpx
E premte, 22 Nëntor, 2024

Recetë: Turshia me kungullesha

Lexoni edhe..

A keni provuar ndonjëherë kungulleshë turshi – një ushqim i shijshëm dimëror që mund ta përdorni gjatë gjithë vitit?

Ne kemi një recetë që do ta pëlqejë e gjithë familja.

Kungullesha është një perime e preferuar për shumë njerëz, e përshtatshme për gatime të ndryshme, si sallatë apo si pjatë anësore…

Nevojiten:

▪ 2 kg kungullesha
▪ 2 qepë
▪ 50 g kripë
▪ 700 ml uthull për turshi
▪ 40 g sheqer
▪ 2 lugë çaji fara sinapi
▪ 1 lugë çaji shafran i Indisë

Përgatitja:

Kungulleshat lani, thani dhe pritni në rrathë të hollë, të cilët, sipas nevojës, ndani përgjysmë. Njësoj veproni edhe me qepën.

Në një enë plastike përzieni kungulleshat dhe qepën, hidhni kripë dhe të gjithave hidhni ujë të ftohtë. Lërini të qëndrojnë rreth dy orë, pastaj kulloni dhe shpëlani kungulleshat dhe qepën.

Reklama

Në një tenxhere të madhe zieni uthullën, sheqerin dhe shafranin indian. Tretjen hidheni mbi kungullesha dhe qepë dhe lëreni që të gjitha sërish të qëndrojnë dy orë. Pastaj tretjen hidheni në një tenxhere të madhe dhe zieni në zjarr.

Kur tretja të vlojë, ulni temperaturën dhe lëreni që të vlojë edhe rreth 5 minuta.

Tretjen e përgatitur (perimet dhe lëngun) qiteni në kavanoza për turshi. Mos i mbushni deri në majë, lërini një gisht zbrazëtirë. Hidhni farat e sinapit, në rende./FolDrejt/

Të ngjajshme