Tri raste të dhunës familjare janë raportuar në komunën e Prizrenit brenda datës 27-28 shtator, me ç’rast në të tri rastet pas intervistimit, personat e arrestuar janë liruar.
Në rastin e parë, të datës 27 shtator, ankuesi mashkull ka njoftuar se i biri i tij ka ushtruar dhunë ndaj tij dhe familjarëve të tjerë. Ndërkohë, pas vendimit të prokurorit dhe pas intervistimit palët janë liruar.
Në dy rastet e tjera, të datës 28 shtator, dy viktima femra kanë raportuar se mbi to është ushtruar dhunë prej personave me të cilët bashkëjetojnë. Si në rastin e parë, edhe në këto dy raste, me vendim të prokurorit dhe pas intervistimit, palët janë liruar.
Të tri rastet shkojnë në procedurë të rregullt./FolDrejt/