Deputetja nga radhët e AAK-së, Albena Reshitaj, po qëndron në Washington DC, për të marrë pjesë në Takimin e pestë të nivelit të lartë të Rrjetit të Pikave Kryesore për Agjendën për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
Reshitaj, gjatë këtij qëndrimi në SHBA, ka vlerësuar se bashkëpunimi i Kosovës me SHBA-të dhe BE-në është garanci e rrugëtimit drejt fuqizimit të demokracisë, paqes dhe sigurisë.
“Si përfaqësuese e Parlamentit të Republikës së Kosovës jam e nderuar me pjesmarrje në Takimin e pestë të nivelit të lartë të Rrjetit të Pikave Kryesore për Agjendën për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Washington DC.
Së bashku me gra të fuqishme senatore e kongresiste amerikane dhe shumë lidere politike nga e gjithë bota jemi këtu për të përcjell mesazhin që gruaja, paqja dhe siguria janë shtylla qenësore të vizionit për paqe në nivel kombëtar dhe global.
Bashkëpunimi ynë me partnerët tanë SHBA dhe BE është garanci e rrugëtimit tonë drejt fuqizimit të demokracisë, paqes dhe sigurisë.”, është shprehur Reshitaj përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në Facebook./FolDrejt/