Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha sot se Rusia do të duhet të paguajë për krimet e luftës të kryera në Ukrainë, si dhe për granatimet.
“Shkatërrimi i digës, një sulm i egër ndaj infrastrukturës civile, vë mijëra njerëz në rrezik në rajonin e Khersonit. Evropa po mobilizon mbështetjen përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile. Ne po koordinojmë me vendet anëtare për të ofruar shpejt pompat, zorrët e zjarrit, ujë. Ne qëndrojmë pranë Ukrainës për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, tha von der Leyen në Twitter.
Më herët, kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metzola, dënoi sulmin, duke theksuar se fëmijët, gratë dhe burrat ukrainas do të vuajnë pasojat e shkatërrimit të tmerrshëm të hidrocentralit Kahovka./FolDrejt/