Ukraina pret një ofensivë të mundshme ruse këtë muaj, por Kievi ka rezervat për të frenuar forcat e Moskës edhe pse jo të gjitha furnizimet më të fundit ushtarake të Perëndimit do të kenë mbërritur në kohë, tha ministri i mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
Reznikov u tha gazetarëve se Rusia mund të nisë sulmin e ri në shkurt për arsye simbolike rreth përvjetorit të parë të pushtimit të saj, por se burimet e Moskës nuk ishin gati nga pikëpamja ushtarake.
Reznikov tha se ofensiva ka të ngjarë të nisë në lindje – ku Rusia po përpiqet të pushtojë të gjithë rajonin e Donbasit shumë të industrializuar – ose në jug ku dëshiron të zgjerojë korridorin e saj tokësor në gadishullin e pushtuar të Krimesë.
Ai vlerësoi se Rusia kishte 12,000 trupa në bazat ushtarake bjelloruse, një numër që nuk do të mjaftonte për të nisur një sulm të rëndësishëm nga Bjellorusia në veri të Ukrainës, duke rihapur një front të ri. /FolDrejt/