Ministria ruse e mbrojtjes thotë se Ukraina po planifikon të kryejë një operacion të rremë në të ardhmen e afërt për të akuzuar Moskën për kryerjen e krimeve të luftës, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
Për këtë qëllim, ministria tha në një mesazh në mediat sociale duke cituar “disa burime të pavarura”, Kievi planifikon të hedhë në erë tre ndërtesa mjekësore dhe “të akuzojë Rusinë për një gjoja “sulm të qëllimshëm” ndaj objekteve civile”.
Bombardimi i institucioneve mjekësore do të paraqitet si një tjetër ‘mizori’ e trupave ruse, që kërkon përgjigje nga komuniteti botëror dhe përshpejtimin e furnizimit me raketa me rreze të gjatë veprimi në Kiev (për t’u përdorur) për sulme në territorin rus, tha ministria e mbrojtjes.
Ministria nuk dha prova për pretendimet. /FolDrejt/