Bazuar në 42,78 kutitë e hapura të votimit në Turqi, në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale Rexhep Tajip Erdogan kryeson me 57,09 për qind të votave, ndërsa kandidati i opozitës Kemal Kiliçdaroglu ka 42,91 për qind, raporton CNN Turk.
Në shifra, Erdogan ka 11,499,994 vota një orë e 15 minuta pas mbylljes së qendrave të votimit, ndërsa Kilicdaroglu 8,642,542.
Shërbimi publik turk TRT deklaroi se pjesëmarrja në raundin e dytë ishte pak më e ulët se në raundin e parë, pasi në kuti dolën 84.58 për qind e votuesve./FolDrejt/