Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka thënë se Moska synon të punojë me liderët e Afrikës për të dobësuar dollarin amerikan, sipas një raporti të agjencisë shtetërore ruse të lajmeve RIA Novosti.
Zakharova tha se SHBA po e përdor dollarin jo vetëm si një mjet për të luftuar për avantazhin, por edhe si “një mjet për të realizuar agresionin e saj”, shkruan Al Jazeera.
Udhëheqësit rusë dhe afrikanë do të takohen në një samit të nivelit të lartë në Shën Petersburg më vonë këtë javë.
Udhëheqësit afrikanë pritet të diskutojnë një propozim paqeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Ndërkohë, Kremlini është i prirur të diskutojë eksportin e drithërave në Afrikë.