Një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur pas një zjarri që shpërtheu në anijen panameze të mallrave “Fremantel” (Fremantel), në brigjet e Holandës, njoftoi sot roja bregdetare holandeze.
Të gjithë anëtarët e ekuipazhit, 23 prej tyre, u evakuuan, por nuk u specifikua se sa të plagosur, pasi roja bregdetare njoftoi se “ka shumë të plagosur”, sipas Reuters.
Zjarri është ende i ndezur, shërbimet e urgjencës janë ende në afërsi të tij dhe të gjithë skenarët janë duke u shqyrtuar për të frenuar situatën, duke përfshirë fundosjen e anijes, tha një zëdhënës i rojes bregdetare holandeze.