Çmimi i grurit shënoi rënie sapo Rusia njoftoi sot kthimin e saj në zbatimin e marrëveshjes së korridorit të drithit të Detit të Zi, të arritur në korrik.
Kontratat e së ardhmes së grurit të Çikagos u ulën me 6.58 për qind në 8.4 dollarë për buhel ndërsa shqetësimet për furnizimin u zbutën me rifillimin e marrëveshjes, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Çmimet e grurit në Bordin e Tregtisë së Çikagos ranë me 6.5 për qind në 8.4 dollarë për buhel.
Çmimet e misrit ranë me 2.3 për qind në 6.8 dollarë për buhel, pasi arritën nivelin më të lartë në tre muaj të hënën.
Të shtunën, Moska pezulloi pjesëmarrjen e saj në marrëveshjen që lejonte eksportin e grurit ukrainas, duke akuzuar Kievin për sulmin ndaj flotës ruse në Detin e Zi.
Më 22 korrik, Türkiye, OKB-ja, Rusia dhe Ukraina arritën një marrëveshje në Istanbul për eksportin e grurit nga tre porte ukrainase në Detin e Zi, të cilat ishin bllokuar nga lufta ruso-ukrainase që filloi në shkurt. Rreth 10 milionë tonë drithë janë eksportuan në kuadër të marrëveshjes./FolDrejt/