Ministri i Kulturës i Kosovës, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se kanë rinisur punët në shtëpinë e kulturës “Ukë Bytyçi”, në Suharekë, përcjell Fol Drejt.
Çeku ka bërë me dije se me kryetarin e Suharekës, Bali Muharremajn, janë zotuar për përmbylljen e punëve sipas planit dinamik.
“Pas shumë vite stagnim, kanë rinisur punët në shtëpinë e kulturës “Ukë Bytyçi” në #Suharekë.
Bashkë me kryetarin e komunës Bali Muharremaj u zotuam për përmbylljen e punëve sipas planit dinamik. Me këtë investim të Ministrisë së Kulturës në vlerë 2.7 milionë euro, komuniteti artistik dhe qytetarët e Suharekës do ta kenë qendrën që e kanë merituar përherë.”, ka thënë Çeku.