Prej disa javësh flitet për një largim të mundshëm të Jose Mourinhos nga Roma dhe historia ka vazhduar edhe sot.
RMC Sport shkruan se Mourinho është tashmë kandidati kryesor dhe i vetëm për të marrë stolin e kampionit francez nga Christophe Galtier në fund të sezonit aktual.
Të njëjtat media raportojnë se në dy javët e fundit, Mourinho kishte tashmë një ofertë për t’u larguar nga Roma, atë të Chelsea-t, por e refuzoi kategorikisht sepse beson se situata aktuale në klubin londinez nuk është mjaft e qëndrueshme për të vendosur për nënshkrimin e një kontrate vjetore.
Siç shkruan RMC, drejtori sportiv i PSG-së, Luis Campos tashmë është thellë në negociata me portugezin dhe pritet të arrijë një marrëveshje deri në verë. Mourinho thuhet se ka vendosur më herët se do të largohet nga Roma në verë pavarësisht se si përfundon sezoni dhe arsyeja është se pronarët i kanë thënë se nuk mund të sjellin lojtarët që ai kërkon për të rritur më tej klubin, transmeton Fol Drejt.