Ai ishte i pafat për të luajtur në Kupën e Botës, por këto ditë ka një lajm të mirë për Christopher Nkunku. Gjëja më e mirë është se ai do të luajë për Chelsean në Premier League duke filluar nga sezoni i ardhshëm.
Gazetari më i besueshëm për transferime, Fabrizio Romano , raporton se puna ka mbaruar dhe Nkunku bëhet bashkëlojtari i Mateo Kovaçiqit .
Lojtari i RB Leipzig do të vijë te Chelsea në korrik të vitit 2023. Për të, blutë do t’i paguajnë klubit të Bundesligës 60 milionë euro, sa është shuma e klauzolës së blerjes. Kjo barazoi rekordin e klubit, sepse Naby Keita u transferua te Liverpool për të njëjtën shumë.
Këtë sezon ai luajti 23 ndeshje për RB Leipzig në të gjitha garat dhe shënoi 17 gola me katër asistime./FolDrejt/