Një spektakël i vërtetë po përgatitet këtë të enjte në Arabinë Saudite. Cristiano Ronaldo do të luajë kundër Lionel Messit, Kylian Mbappe dhe Neymar.
Është një ndeshje miqësore mes PSG-së dhe skuadrës All Star të përbërë nga lojtarë të Al Nassr, me të cilët Cristiano Ronaldo ka nënshkruar së fundmi, dhe klubi i dytë më i fortë saudit Al Hilal.
Portugezi do të jetë kapiteni i ekipit të kombinuar në debutimin e tij për klubin e ri. Në anën tjetër do të jetë superskuadra pariziane me Messin, Neymarin, Mbappen e të tjerë.
Ndeshja do të luhet të enjten në orën 18:00 në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad, transmeton Fol Drejt.