Gazeta spanjolle El Mundo zbulon se si përfundoi marrëdhënia prej dekadash mes Cristiano Ronaldos dhe agjentit të tij Jorge Mendes.
Cristiano Ronaldo nënshkroi kontratën më të madhe në karrierën e tij pa agjentin e tij të cilin e kishte për një kohë të gjatë, bëhet fjalë për Jorge Mendes, i cili ndërtoi një reputacion si një nga agjentët më të suksesshëm të futbollit dhe një person, ndikimi i të cilit shpesh shkonte përtej kufijve të thjesht ndërmjetësimit në futboll, kryesisht për shkak të bashkëpunimit të tij me Ronaldon.
Ronaldo dhe Mendes bënë një rrugë karriere së bashku dhe nënshkruan kontrata në Manchester, Torino dhe Madrid dhe pasi i thanë lamtumirë Manchester Unitedit, në publik dolën informacione se Ronaldo e kishte ndërprerë bashkëpunimin me Mendes dhe se agjenti i tij i ri është pak i njohur në botën e futbollit, Ricky Regufe.
Gazeta spanjolle El Mundo pretendon se Ronaldo e largoi Mendesin sepse ai nuk ishte në gjendje të siguronte një transferim në një klub të madh evropian.
“Ose më çoni në Chelsea ose në Bayern, ose ne e përfundojmë bashkëpunimin tonë”, thuhet se Ronaldo e ka kushtëzuar Mendesin, dhe pastaj e ka larguar duke mbajtur premtimin e tij.
Marrëdhëniet mes dy portugezëve thuhet se u përkeqësuan pas publikimit të një interviste me Piers Morgan, në të cilën Ronaldo kritikoi publikisht Manchester United dhe menjëherë pas kësaj e ndërpreu kontratën e tij me këtë klub para kohe.
Mendes foli kundër tij në intervistë, dhe Ronaldo mesa duket vlerësoi se Mendes nuk është më një agjent të cilit duhet t’i besohen vendimet kryesore të karrierës, transmeton Fol Drejt.