Një përleshje midis dy personave të komunitetit serb ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në Veri të Mitrovicës.
Kjo përleshje që është zhvilluar në afërsi të një picerie, ka eskaluar duke u përdorur edhe çekiçi në të, me ç’rast njëri prej personave ka marrë lëndime, transmeton Fol Drejt.
Derisa i lënduari për shkak të lëndimeve të rënda që ka marrë është dërguar në Emergjencë, për t’u transferuar pastaj në një spital në Beograd, tjetri është arratisur.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur procedurat hetimore për ta identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin e kësaj përleshjeje dhe vepre penale./FolDrejt/