Dy persona janë arrestuar nën dyshimin se janë të përfshirë në rastin e rrëmbimit me forcë dhe rrahjes së një personi në qytetin e Pejës.
Siç bëri të ditur më herët raporti 24 orësh i policisë, rrëmbimi kishte ndodhur dje.
Ndërkaq, lidhur me këtë rast janë arrestuar dy persona, të cilat po merren në pytje.
Konfirmimin për arrestimin e ka bërë zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi për klankosova.tv, transmeton Fol Drejt.
“Aktualisht jemi në fazën e veprimeve intensive hetimore për këtë çështje penale. Policia e Kosovës me herët ka arrestuar dy persona për ketë rast, të cilët momentalisht gjenden në Stacion Policor duke u marrë në pyetje. Prokurori i shtetit këtë rast e ka cilësuar si “Lëndim i rëndë trupor”. Kaq mund të ndajmë informata për momentin”, është shprehur Nikçi./FolDrejt/