Një zyrtar i OKB-së ka thënë se armëpushimi i përkohshëm i thirrur nga Rusia është “lajm i mirëpritur”, njofton Sky News.
Martin Griffiths, koordinatori i ndihmës emergjente të OKB-së, tha se do të “siguronte një mundësi për të dërguar një kolonë ndihme shumë të nevojshme për njerëzit që nuk kemi pasur mundësi t’i qasemi për shkak të luftimeve intensive”.
Zyrtarët ukrainas kanë ngritur dyshime nëse Rusia do ta respektojë plotësisht armëpushimin, dhe alarmet për sulm ajror janë duke u dëgjuar në të gjithë vendin./FolDrejt/