Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi se rreth 20 mijë ushtarë do të ruajnë qiellin mbi Moskë për festat e Vitit të Ri.
Në mesin e tyre, më shumë se 1800 anëtarë të Ushtrisë së Parë për Qëllime Speciale të Forcave Ajrore dhe Hapësinore për mbrojtjen ajrore dhe antiraketore do të jenë në detyrë luftarake natën e Vitit të Ri, raporton RIA Novosti.
Ushtria e Parë e Mbrojtjes Ajrore dhe Raketore kryen detyrat e mbrojtjes së Moskës kundër sulmeve ajrore dhe raketave balistike./FolDrejt/