Presidenti brazilian Jair Bolsonaro është larguar nga vendi dhe ka udhëtuar për në Florida, 48 orë përpara inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Ignacio Lula da Silva, duke pretenduar se ai “e humbi betejën, por jo luftën”.
Funksioni presidencial tani mbahet nga zëvendëspresidenti Hamilton Murao, raporton Reuters.
Bolsonaro ka deklaruar vazhdimisht se nuk dëshiron t’ia dorëzojë presidencën Lula da Silvës dhe ka vënë në pikëpyetje legjitimitetin e zgjedhjeve të tetorit, në të cilat ai u mund ngushtë, transmeton Fol Drejt.