Rreth 300 turistë nga e gjithë bota mbetën të “ngujuar” në qytetin antik të Machu Picchu, sipas kryebashkiakut Darwin Buck, pas vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme në Peru pas përmbysjes së presidentit.
Baka tha se mes turistëve ka peruan, amerikano-jugorë, amerikanë dhe evropianë, raportoi CNN.
“Ne i kërkuam qeverisë të na ndihmojë dhe të vendosim fluturime me helikopterë për të evakuuar turistët”, tha Baka, transmeton Fol Drejt.