Ministri i Brendshëm austriak Gerhart Karner tha sot se nga maji 2022 deri në mars 2023, policia ka arrestuar rreth 700 kontrabandistë personash, njoftoi shërbimi publik austriak “ORF”.
Carner tha se qëllimi i policisë është të vazhdojë rrugën që ka marrë në luftën kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës së njerëzve.
Sipas tij, numri i tentativave për kontrabandë është rritur për shkak se “është reklamuar se Evropa është e hapur”, prandaj është e domosdoshme që shteti të mbrojë ata që kanë nevojë për ndihmë dhe të marrë masa ndaj njerëzve që abuzojnë me sistemin, transmeton Fol Drejt.