Në mbarë Kanadanë vazhdojnë 1.052 zjarre pyjore dhe 791 prej tyre ende nuk është arritur të vendosen nën kontroll.
Sipas një njoftimi nga qeveria, 232 mijë persona janë evakuuar në kuadër të 284 udhëzimeve të dhëna për shkak të zjarreve, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Ministria e Burimeve Natyrore tha se nga 1.052 zjarre pyjore që vazhdojnë në të gjithë vendin, 791 prej tyre nuk është arritur të vendosen ende nën kontroll.
Drejtori i përgjithshëm nga ministria, Michael Martin, nga ana e tij, ka theksuar se parashikimet e fundit tregojnë potencialin e rritjes së zjarreve në pjesët qendrore të Kanadasë, nga Alberta lindore deri në Ontarion qendrore.
Ministria kanadeze ka bërë të ditur se këtë vit në të gjithë vendin janë përjetuar 6.174 zjarre.
Po ashtu thuhet se këtë sezon në vend është djegur një sipërfaqe prej rreth 165 mijë kilometër katrorë dhe se zjarret vazhdojnë ende të përhapen./FolDrejt/