Një helikopter privat është përplasur në det në afërsi të bregdetit të Miamit.
Sipas mediave amerikane, brenda helikopterit privat ishin 3 persona të cilët fatmirësisht nuk janë lënduar.
Siç shihet edhe nga pamjet e kamerave të sigurisë, helikopteri bie në një zonë ku nuk kishte njerëz në det.
Deri më tani nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes dhe as kujt i përket helikopteri privat.
E gjithë ngjarja ka ndodhur përpara pushuesve të cilët u alarmuan. Menjëherë në vendngjarje mbërritën dhe forcat e shpëtimit. Dy prej pasagjerëve në në helikopter, u dërguan menjëherë në spital.
Videon mund ta shihni KËTU./FolDrejt/