Për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut numri i viktimave është rritur në 152 ndërsa janë raportuar 165 të zhdukur dhe 967 të tjerë ndodhen në strehimore.
Është rritur në 152 numri i personave që kanë humbur jetën nga katastrofa e përmbytjeve në rajonin e Rio de Janeiros së Brazilit, shkruan AA.
Sipas lajmit të G1 në Brazil, pas përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut në zonën malore Petropolis të Rio de Janeiros, rreth 500 zjarrfikës kanë vazhduar punimet e kërkim-shpëtimit pavarësisht motit të vranët dhe kohë pas kohe me reshje.
Për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut numri i viktimave është rritur në 152 ndërsa janë raportuar 165 të zhdukur dhe 967 të tjerë ndodhen në strehimore.
Ekipet në të cilët janë përfshirë ushtarë dhe vullnetarë po punojnë në 51 pika të qytetit dhe kanë shprehur shqetësimet se rrëshqitje të dheut mund të përjetohen sërish për shkak të motit me reshje dhe me lagështirë.
Në pamjet e pasqyruara në median sociale, pas shirave intensivë më 15 shkurt në zonën malore Petropolis të Rio de Janeiros u regjistruan rrëshqitje dheu në zonat e larta të qytetit, ku rrugët, parqet dhe marketet u përmbytën ndërsa automjetet dhe autobusët mbetën nën ujë, transmeton Fol Drejt.
Guvernatori i rajonit, Claudio Castro tha se rajoni është përballur me reshjet më intensive që nga viti 1932.
Ishte njoftuar se në Petropolis pas një numri të madh të përmbytjeve janë shkatërruar dhjetëra shtëpi dhe se në një periudhë prej 6 orësh kanë rënë aq reshje sa priteshin përgjatë gjithë muajit shkurt.
Përmbytjet që ndodhën në vitin 2011 në qytet dhe të cilat u shndërruan në tragjedi shkaktuan mbi 900 viktima dhe më shumë se 100 të zhdukur./FolDrejt/