Sipas Agjencisë së Statistikave (ASK), 118 milionë euro janë më shumë të hyrat qeveritare në tre muajt e parë të viti aktual, krahasuar me paraprakun, transmeton Fol Drejt.
Për tremujorin janar-shkurt-mars të hyrat qeveritare janë shënuar prej 675.8 milionë euro, derisa në vitin 2022 ato kanë qenë 557.6 milionë, njofton Agjencia e Statistikave të Kosovës, transmeton KlanKosova.tv.
“Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë: tatimet në produkte (63.7%) të totalit të të hyrave; tatimet rrjedhëse në të ardhura (16.7%); transfertat e tjera aktuale (11.9%); pagesat për prodhimet jo-tregtare (3.7%); ndërsa pjesa e mbetur është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave”, thuhet në raport.
Rritje ka pasur edhe tek shpenzimet. 511.8 milionë janë regjistuar ato për tre muajt e parë të vitit, derisa në vitin e kaluar ato për këtë periudhë kanë qenë 459.7 milionë.
“Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë: kompensimi i punëtorëve (34.5%); kontributet sociale dhe përfitimet (29.0%); konsumi i ndërmjetëm (12.5%); subvencionet (11.6%); ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori të tjera të shpenzimeve”.