Është rritur në 18 numri i personave që kanë humbur jetën nga rrëshqitjet e dheut më 3 gusht në zonën turistike Shovi në rajonin Racha-Lechkumi dhe Kvemo Svaneti të Gjeorgjisë, raporton Anadolu, transmeton Fol Drejt.
Në Shovi vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit ndërsa nuk ka ende ndonjë lajm për 19 personat e zhdukur.
Në një deklaratë nga Ministria e Brendshme thuhet se deri më tani në zonën e fatkeqësisë janë gjetur trupat e pajetë të 18 personave dhe se vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit.
Për gjetjen e 19 personave, përfshirë në mesin e tyre edhe fëmijë, në ekipin e kërkim-shpëtimit të përbërë nga 400 persona si ushtarë dhe forca policie, ndodhen rreth 100 makineri të rënda pune.
Sipas ekspertëve, një zonë e gjerë në Shovi ka mbetur nën tokë pas lëvizjes së 3 deri në 5 milionë metër kub të dheut rrëzë maleve. Ekipet në zonën e fatkeqësisë përpiqen të gjejnë të zhdukurit edhe me ndihmën e qenve të trajnuar posaçërisht dhe të pajisjeve të tilla si dronë.
Zyrtarët që ndjekin punimet në vend thonë se shtresa e dheut e mbuluar me çati, mure dhe pjesë të tjera të shtëpive të pushimit arrin në një thellësi nga 5 deri në 8 metra në disa vende.
Vërehet se nën dhe ka mbetur pjesa e madhe e rajonit Shovi, në të cilin vetëm disa ndërtesa kanë mbetur pjesërisht të qëndrueshme. Në zonën ku për arsye sigurie gazetarët nuk lejohen të hyjnë pa leje të posaçme, bëhet e ditur se ato lejohen me intervale që të marrin pamje.