Rusia po përdor “armët e saj më të mira”, duke përfshirë municionet e destinuara për të shkatërruar aeroplanmbajtëset për të shënjestruar furnizimet e grurit të Ukrainës, sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, shkruan Sky News.
Ajo pretendon se që kur Rusia përfundoi tërheqjen e saj nga nisma e drithërave të Detit të Zi më 17 korrik, “mijëra ton” drithë janë shkatërruar.
Ministria e Mbrojtjes thotë se Rusia po përdor Kh-22 (të njohura në mesin e anëtarëve të NATO-s si raketa AS-4 Kitchen), municione 5.5 tonëshe që fillimisht ishin projektuar për të çaktivizuar aeroplanmbajtëset, për të synuar kapanone dhe infrastrukturë.
Ai shton se shkatërrimi i infrastrukturës dhe vetë drithit ka rritur koston e ushqimit në vendet afrikane që mbështeten në furnizimet ukrainase.