Çmimi i vajit është rritur përsëri në Kosovë.
Një shishe vaj tanimë kushton 2.99 euro në një nga marketet e vendit, transmeton Fol Drejt.
Për këtë ka reaguar Imer Mushkolaj përmes një postimi në Facebook.
“Çmimet e vajit kanë “fluturu” prapë. Ku janë inspektorat?“, është shprehur ai.
Dihet se para disa javësh qendra të ndryshme tregtare e kanë ndërruar çmimin edhe brenda ditës disa herë derisa pasuan reagimet dhe gjobat nga inspektoriati./FolDrejt/