Shkëmbimi tregtar midis Kinës dhe Rusisë në tremujorin e parë të 2023 u rrit me 41,3 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, njoftoi sot Administrata e Përgjithshme Doganore e Republikës Popullore të Kinës.
Vlera totale e tregtisë mes dy vendeve në tre muajt e parë të këtij viti arriti në 66.6 miliardë euro.
Në tremujorin e parë, Kina eksportoi mallra në Rusi me vlerë 30.7 miliardë euro, që është një rritje prej 67.2 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022./FolDrejt/