Maqedonia e Veriut brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 148 raste të tjera të koronavirusit (COVID-19) si dhe 45 pacientë që fituan betejën kundër virusit.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 është 313.856, prej të cilëve 303.783 janë shëruar, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Vendi nuk regjistroi viktima të tjera nga COVID-19, me çka numri i tyre mbetet në 9.323.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 2.080.874 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 1.261 teste të kryera brenda ditës së fundit.
Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 750./FolDrejt/