Presidenti i Türkiyes (Turqisë), Recep Tayyip Erdoğan, u takua me kryeministrin e Britanisë Boris Johnson.
Erdoğan vazhdon takimet e tij dypalëshe në Madrid, ku ai ndodhet për të marrë pjesë në Samitin e NATO-s, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Takimi i Erdoğan dhe Johnson në Qendrën e Kongresit IFEMA në të cilën mbahet Samiti i NATO-s u zhvillua me dyer të mbyllura për median./FolDrejt/