Në muajin që kur Moska pushtoi Ukrainën, ajo ka humbur rreth 15,800 ushtarakë, tha Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.
Rusët humbën gjithashtu 530 tanke, 1,597 automjete të blinduara, 108 avionë, 124 helikopterë dhe 50 dronë, thuhet në një postim në Facebook, transmeton Fol Drejt.
Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës shtoi se të dhënat po përditësohen dhe nuk mund të verifikohen për shkak të armiqësive intensive./FolDrejt/