Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, më shumë se 915,000 njerëz, përfshirë afro 170,000 fëmijë, janë shpërngulur në Rusi nga ky vend, tha një zyrtar nga Ministria e Punëve të Brendshme ruse.
“Më shumë se 915,000 njerëz, përfshirë afro 170,000 fëmijë, mbërritën në Rusi nga Donbasi dhe Ukraina përmes postblloqeve në rajonet Rostov, Belgorod, Kursk, Bryansk dhe Krime”, tha zyrtari rus.
Sipas tij, 15,000 deri në 20,000 njerëz kalojnë kufirin rus çdo ditë nga Republikat e vetëshpallura Popullore të Donetsk dhe Luhansk (DNR, LNR) dhe pjesë të tjera të Ukrainës./FolDrejt/