Rusia nuk i tha Afrikës së Jugut se arrestimi i presidentit rus Vladimir Putin me urdhër të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC) do të thoshte “luftë”, njoftoi sot Kremlini.
Menjëherë pas komenteve të Kremlinit, Afrika e Jugut tha se Putin nuk do të marrë pjesë në samitin e BRICS në Afrikën e Jugut në gusht “bazuar në marrëveshje të ndërsjellë”, raportoi Reuters.
ICC ka akuzuar Putinin dhe Komisioneren e Fëmijëve Maria Lavova-Belova për krimin e luftës të deportimit të fëmijëve nga Ukraina në Rusi, të cilin Moska e hedh poshtë si gënjeshtër.