Forcat e sigurisë në Çeki kanë arrestuar një person i cili kishte pretenduar se ka vendosur mjet shpërthyes me telekomandë në Zyrën Presidenciale nëpërmjet një e-maili që i kishte dërguar presidentit Petr Pavel, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë thuhet se një persona nga rajoni Ceska Lipa më 17 korrik ka dërguar një e-mail ku ka kërcënuar presidentin duke pretenduar se ka vendosur mjet shpërthyes me telekomandë në Zyrën Presidenciale.
Sipas njoftimit, personi është arrestuar nga forcat e sigurisë, ndërsa më pas është marrë në paraburgim nga prokuroria. Ai mund të përballet deri në 3 vite burg për prishje të qetësisë së shoqërisë dhe shkaktim paniku.
Presidenti Pavel, nga ana tjetër, e cilësoi rasti si “akt individual i një personi të frustruar”.