Prodhuesi rus i pajisjeve të energjisë Power Machines ka thënë se ka përfunduar montimin dhe testimin e turbinës së tij të parë me gaz me fuqi të lartë të prodhuar në vend, duke synuar të zëvendësojë pajisjet e importuara të energjisë të padisponueshme për shkak të sanksioneve, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Moska prej vitesh po përpiqet të fillojë prodhimin e turbinave të saj me gaz me kapacitet të mesëm dhe të madh për termocentralet.
Por ajo e ka përshpejtuar procesin pasi importimi dhe mirëmbajtja e pajisjeve në vend është bërë shumë më e vështirë që kur Rusia dërgoi dhjetëra mijëra trupa në Ukrainë më 24 shkurt dhe Perëndimi u përgjigj me sanksione të paprecedentë.
Siemens Energy, General Electric dhe Alstom, turbinat e të cilëve u përdorën për të ndërtuar termocentrale moderne me gaz në Rusi, ose po tërhiqen nga tregu rus ose tashmë kanë pezulluar funksionimin./FolDrejt/