Korporata ruse hapësinore Roscosmos synon të nisë stacionin ndërplanetar Boomerang pas vitit 2030 me qëllim të mbledhjes së mostrave sipërfaqësore të hënës marsiane Phobos.
“Ne presim që ajo të jetë pas vitit 2030 – faza e parë e projektit Expedition-M për studime në distancë dhe në kontakt të Marsit dhe hënave të tij Phobos dhe Deimos”, tha Roscosmos në një deklaratë.
Deklarata njoftonte se objektivat kryesore të atij misioni ishin zbarkimi në trupin qiellor Phobos dhe grumbullimi e sjellja e mostrave të sipërfaqes së Phobos në Tokë.