Të paktën shtatë besimtarë u vranë dhe dy të tjerë u plagosën kur një bandë e armatosur hapi zjarr në një xhami në shtetin veriperëndimor nigerian të Kaduna, tha sot policia lokale.
Sulmi ndodhi në një xhami në fshatin e largët Saya gjatë lutjeve të mbrëmjes, tha zëdhënësi i policisë Kaduna, Mansoor Haruna, sipas Reuters.
Dy të plagosurit janë dërguar në spital.